Samiti i klimës, më shumë se 40 vende zotohen të heqin dorë nga qymyri

09:35 04/11/2021

Më shumë se 40 vende pjesëmarrëse në samitin e klimës që u zhvilluara në Glasgou janë zotuar se do të heqin dorë nga qymyri

Vendet që përdorin më shumë qymyrin, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin, janë ndër ato që kanë premtuar se shumë shpejt do të heqin dorë nga qymyri.

Sipas BBC disa nga vendet më të mëdha në botë të varura nga qymyri, duke përfshirë Australinë, Indinë, Kinën dhe SHBA-në, nuk e nënshkruan këtë deklaratë të përbashkët.

Qymyri është kontribuesi më i madh në ndryshimet klimatike, pasi shkakton shumë ndotje në atmosferë. Por sipas marrëveshjes deri në vitin 2030 këto 40 vende nuk do të përdorin më qymyrin për prodhimin e energjisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *