Samiti i klimës në Glasgou, Guterres: Mjaft e trajtuam natyrën si tualet

15:59 01/11/2021

Në nisje të samitit të klimës në Glasgou, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres lëshoi një thirrje të fortë ndaj udhëheqësve botërorë për të vepruar kundër ndryshimeve klimatike.

“Ta ndalojmë ose do të na ndalojë. Është koha të reshtim së vrari veten me karbon. Boll e trajtuam natyrën si tualet. Boll dogjëm dhe shpuam më thellë e më thellë. Kështu po i hapim varrin vetes”.

Ndërsa për Kryeministrin britanik Boris Johnson, tashmë globi i ka të gjitha mundësinë, mjetet logjistike dhe financat për të frenuar katastrofën klimatike. Në këtë samit sipas tij, duhet të gjendet vullneti për t’i përdorur ato për të ruajtur shtëpinë e përbashkët dhe gjithë njerëzimin nga shfarosja.

Liderë nga 120 vende të botës mbërritën në qytetin skocez për të marrë pjesë në punimet e samitit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, që do të zhvillohen deri më 12 Nëntor.

Samiti ka për qëllim të tërheqë edhe ekonomitë që e ndosin më tepër ambientin, si Kina, India, Australia e Brazili në një marrëveshje për të hequr dorë nga energjia që ka si burim karburantet fosile si nafta e qymyri.

Objektivi, ashtu si në samitin e fundjavës të G-20, frenimi i rritjes së temperaturave globale me më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet para industriale.

Nëse nuk ka limite, deri në 2100-ën mesatarja e temperaturave rrezikon të rriten minimalisht me 2.7 gradë Celsius, një nivel me pasoja më tepër se katastrofike.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *