Samiti i kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor

16:58 28/06/2021

McAllister kërkon që të merret vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare me BE

Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin europian, David McAllister, ka garantuar kryeparlamentarët e Shqipërisë Gramoz Ruci dhe Talat Xhaferri për mbështetje në hapjen pa vonesë të negociatave me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Faleminderit! Ju e dini se shumica dërrmuese e parlamentit evropian mbështet nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por duhet thënë se tashmë nuk varet nga ne për të vendosur për këtë. Unë besoj fuqishëm se integrimi i plotë i Europeë nuk mund të konsiderohet i finalizuar pa anëtarësimin në BE të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha McAllister.

Kryeparlamentari Ruçi u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për arsye që nuk varen prej tyre nuk kanë marrë ende datën e mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut merituan dhe morën vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave, por për arsye që nuk varen prej nesh, nuk kemi marrë siç dihet, datën e mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare. Nuk ka më kuptim që në vendet tona të paguajë kosto që burojnë nga mëritë e vjetra të rajonit tonë”.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri duke iu referuar bllokimit nga Bullgaria tha se negociatat nuk duhen të mbahen peng i historisë dhe çështjeve dypalëshe. Sipas tij duhet sa më shpejt të vendoset data për konferencën e parë ndërqeveritare pasi çdo shtyrje tjetër e vendimarrjes do të sjelle destabilitet në rajon.

Çdo anulim i anshëm do të ndikojë seriozisht në situatat politike dhe ekonomike në vendin tonë, por edhe do të ketë ndikim të vetë vendeve të tjera të rajonit që ndajnë çështje të hapura të njëjta ose të ngjashme me fqinjët e tyre, andaj konsideroj se sa më shpejt duhet të caktohet datë për mbajtjen e konferecës së parë ndërqeveritare me të cilën do të shënojmë startin formal të negociatave për RMV”.

Eurodeputetët bullgarë njëzëri nuk hoqën dorë nga pretendimet e tyre se gjuha maqedonase është normë e gjuhës bullgare dhe se rrënjët e kombit maqedonas para vitit 1944 janë bullgare. Ndërkaq eurodeputetët gjermanë i kujtuan kryeparlamentarit serb Ivica Dacic se Kryeministri kosovar kishte qene në burgjet e Beogradit.

Kur flasim për Kosovën unë mendoj se është një rast i mirë tani që kemi atje një qeveri të re dhe stabile. Unë i bëj thirrje Serbisë që ta konsiderojë këtë mundësi. Kryeministri i Kosovës ka qenë në burgjet tuaja. Nuk ndodh shpesh që dikush që ju dërgoni në burg është i gatshëm gjithsesi të bisedojë për të arritur tek një zgjidhje ndaj shiheni si mundësi të mirë. Qytetarët e Kosovës do të mbështesin tashmë çdo zgjidhje sepse kanë një qeveri të fortë”, tha eurodeputeti Michalel Gahler.

Pavarësisht mbështetjes nga eurodeputetët, vendimarrja per negociatat mbetet ne duart e ministrave të jashtëm dhe krerëve të 27 shteteve anëtare të BE-së.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *