Samiti i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Riga

12:03 30/11/2021

Rusia dhe kriza e refugjatëve në qendër të diskutimeve

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po merr pjesë në takimin dy ditor të ministrave të Jashtem të aleancës veri-atlantike që zhillohet në kryeqytetin letonez Riga. Blinken ka theksuar fuqinë e marrëdhënieve transatlantike në mbrojtjen e shteteve anëtare ëe NATO-s si dhe angazhimin e administratës Biden ndaj aleancës very-atlantike.

Blinken ka vënë ne dukje angazhimin e SHBA-së ndaj doktrinës së mbrojtjes kolektive të mishëruar në nenin 5 të traktatit të NATO-s. Takimi drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefat e diplomacisë kanë në qendër të diskutimeve tensionet e fundit me Rusinë dhe krizës së emigrantëve në kufijtë e shteteve anëtare Poloni, Letoni dhe Lituani.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimin për grumbullimin e 115,000 trupave ushtarake ruse pranë kufirit Rusi-Ukrainë dhe armëve të rënda duke e ka paralajmëruar Mosken për “pasojat” nëse ajo zgjedh të përdorë forcën kundër Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm diskutojnë edhe për operacionet e NATO-s në Afganistan si dhe dokumentin e njohur si Koncepti Strategjik, i cili do të udhëheqë aleancën , dokument që pret miratim në samitin e NATO-s në Madrid në Qershor 2022.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com