Samiti i muxhahedinëve iranianë në Uashington, Conway: Kur të tjerët hezituan, Shqipëria hapi dyert

16:33 29/10/2021

Ish gjenerali James Conway, komandant për vite me radhë i Marinsave Amerikanë nën administratën e Presidentit Bush ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në samitin e Uashingtonit në mikpritjen e muxhahedinëve iranianë në vitin 2012 pas marrëveshjes që qeveria Berisha nënshkroi me SHBA.

Conway tha se ata kontaktuan disa nga shtetet partnere në Evropën Lindore, me Rumaninë të identifikuar si vendi ideal për t’i pritur muxhahedinët, por megjithatë, vetëm një vend iu përgjigj pozitivisht kërkesës, Shqipëria.

“Njerëzit në Ashraf 3, janë në njëfarë mënyre heronjtë e mi. Vite më parë, pas masakrave në Ashraf dhe në kampin Liberty, shumë vende të botës shprehën zemërimin e tyre, dërguan letra revolte, por një vend bëri diçka konkrete për këtë, dhe ky ishte kombi i madh, Republika e Shqipërisë. Ata u dhanë mirëseardhjen dhe u thanë këtyre njerëzve: “Ejani këtu, bashkohuni me ne, jetoni në paqe e liri”, dhe bashkatdhetarët tuaj zgjodhën ta bënin këtë. Kur isha në Shqipëri mendova se do të takoja pak njerëz të dëshpëruar në kushte mbijetese, por atje pashë njerëz të qetë e të qeshur”.

Një samit dypartiak diskutoi këtë të enjte rreth impaktit të presidencës së Ebrahim Raisi-t tek pozicioni sfidues që Teherani ka ndërmarrë përballë bisedimeve bërthamore dhe në ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon. Samiti diskutoi gjithashtu mbi rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj 30.000 të burgosurve politikë.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit tha se Raisi duhet të ndiqet penalisht tani dhe jo më vonë.

Regjimi është i përmbytur nga shumë kriza për të cilat nuk ka zgjidhje. Jeta e përditshme e popullit po përkeqësohet. Themelet ekonomike janë shkatërruar. Në 2021-in, inflacioni në Iran ka arritur në 50% dhe papunësia është në rritje. Krahas kësaj, duke patur parasysh protestat mbarëkombëtare që po zhvillohen pothuajse nga çdo sektor i shoqërisë iraniane dhe veprimtaritë e Njësive të Rezistencës, regjimi ka frikë se edhe një incident i vogël mund të shërbejë si shkëndijë e një kryengritjeje madhore. Me pak fjalë, populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbajë anën e popullit iranian dhe dëshirës së tij për ndryshim”, tha ajo.

I pranishëm ishte dhe zëvendës Presidenti i 48-të i SHBA, Mike Pence, që tha se “populli amerikan e mbështet qëllimin për të themeluar një republikë iraniane laike, demokratike, jo-bërthamore, e cila e merr pushtetin nga pëlqimi i të qeverisurve”.

Pence shprehu mbështetjen për MEK, e udhëhequr nga Maryam Rajavi, që tha se është e përkushtuar ndaj demokracisë, të drejtave njerëzore, dhe lirisë për çdo qytetar të Iranit.

Plani me Dhjetë Pika i Maryam Rahavi-t për të ardhmen e Iranit përfshin lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit dhe lirinë e çdo iraniani për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e vet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *