Samiti i NATO-s në Lituani, presidenti Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik

Presidenti i Republikës Bajram Begaj deklaron se mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.

Teksa sot ka nisur samiti i NATO-s në Lituani, Begaj shprehet se Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes.

“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.
Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes”, deklaron Begaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts