Samiti i NATO-s në SHBA, ministri Hasani: Rikonfirmuam angazhimin për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik

samiti i nato s ne shba ministri hasani rikonfirmuam angazhimin per sigurine kolektive dhe unitetin transatlantik
samiti i nato s ne shba ministri hasani rikonfirmuam angazhimin per sigurine kolektive dhe unitetin transatlantik

Sot është dita e fundit e samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës Euroatlantike.

Samiti tre ditor nisi më 9 korrik, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga samiti.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën.

“Uashington, në samitin e NATO-s, në 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts