Samiti i Procesit të Berlinit, Artan Fuga: Liderët e rajonit ishin skeptikë për integrimin, ka vullnet të mirë nga BE

samiti i procesit te berlinit artan fuga lideret e rajonit ishin skeptike per integrimin ka vullnet te mire nga be
samiti i procesit te berlinit artan fuga lideret e rajonit ishin skeptike per integrimin ka vullnet te mire nga be

Akademiku Artan Fuga përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ditën e sotme.

Ai u shpreh se mbajtja e Samitit në Tiranë ka disa simbolika, duke thënë se ky është një vullnet i mirë në përgjigje të skepticizmit nga liderët e rajonit për procesin e integrimit.

Sipas tij kjo tregon po ashtu një bashkim në momentin që Europa është “rrethuar” me konflikte si ai në Ukrainë apo së fundmi edhe në Izrael.

“Mbajtja e Samitit në Tiranë ka disa simbolika. Ka pasur skepticizëm nga liderët e rajonit, por edhe nga Rama duke thënë se integrimi në BE po vonohet. Ardhja këtu tregon një vullnet të mirë. Megjithatë ka një element propagandistik.
Ka edhe rëndësi të madhe pasi Europa është e rrethuar me konflikte dhe zjarre. Ky Samit mund të mbahej edhe në Bosnje, Serbi ose Maqedoni, por për herë të parë peshën e gjeolokalizimit e vendos në Tiranë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts