Samiti i Procesit të Berlinit, Petrit Vasili: Rama në tavolinë, si sekser dhe trafikues i ‘Open Balkan’

samiti i procesit te berlinit petrit vasili rama ne tavoline si sekser dhe trafikues i open balkan
samiti i procesit te berlinit petrit vasili rama ne tavoline si sekser dhe trafikues i open balkan

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, drejton gishtin nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij do të jetë sekser dhe trafikues i “Open Balkan”.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili i kujton Edi Ramës, deklaratën e pak kohëve më parë, ku shprehej se “procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm”.

Sipas Vasilit, Open Balkan përveç ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgjë tjetër.

“Por te gjitha aktet zyrtare shtetërore te Open Balkan janë ne fuqi dhe nuk janë shfuqizuar, me qëllimin e mbrapshte, për tu përdorur ne mënyre te pabese sa here qe tu krijohet hapësira për te ringjallur kufomën e Open Balkan.

Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte këto marrëveshje shtetërorë te Open Balkan si prove mirëbesimi përpara uljes nesër ne tavolinën e Procesit te Berlinit”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit
Rama nesër në tavolinën e Procesit te Berlinit si sekser dhe trafikues i Open Balkan!

Tam tamet rilindase të Edi Ramës po përpiqen dëshpërimesh të zhurmojnë sa munden me gjoja detaje organizative e broçkulla te tjera te këtij lloji për Samitin e nesërm te Procesit te Berlinit.

Por askush nga ne nuk ka harruar se vetëm pak muaj me pare në nëntor te vitit 2022 ne Shkup Rama deklarohej hapur kundër Procesit te Berlinit dhe pro Open Balkan duke thëne:

“Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë për dore të tjerët.”- tha Rama.

Ndërsa nesër ne Sumitin e Procesit te Berlinit Edi Rama ulet ne tavoline si trafikuesi dhe sekseri i Open Balkan, procesit me malinj e diametralisht te kundërt me procesin e Berlinit.

Open Balkan përveç ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgjë tjetër.

Sabotimi i Procesit te Berlinit ishte misioni i vetëm i Edi Rames, që detyroi kancelaren Merkel te mbante qëndrime te prera dhe parimore, qe rikthyen procesin ne shinat e Procesit te Berlinit.

Sot e kësaj dite Open Ballkan është ne fuqi.

Serbia e Open Balkanit ne vend te paqes ka treguar një fytyre edhe më agresive, provokuese e shoviniste se me pare kundër Kosovës duke krijuar tension ne te gjithë Rajonin.

Koha i dha plotësisht te drejte Albin Kurtit qe e denoncoi Open Balkan si projekt ruso-serb, e refuzoi prere dhe i qëndroi besnik Procesit te Berlinit.

Edi Rama ka bere vetëm një deklarate mediatike për gjoja misionin e kapërcyer te Open Balkan ndërkohe qe ka qene dhe mbetet promovuesi i përvëluar i kësaj nisme serbo ruse.

Por te gjitha aktet zyrtare shtetërore te Open Balkan janë ne fuqi dhe nuk janë shfuqizuar, me qëllimin e mbrapshte, për tu përdorur ne mënyre te pabese sa here qe tu krijohet hapësira për te ringjallur kufomën e Open Balkan.

Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte këto marrëveshje shtetërorë te Open Balkan si prove mirëbesimi përpara uljes nesër ne tavolinën e Procesit te Berlinit.

Nesër do te shohim po te njëjtën fytyre prej çingije te Edi Rames, që do spërdridhet përpara liderëve te Evropës, do te shpërveshë buzët ne buzëqeshje te shtira dhe do te shtrije krahët ne përqafime e shtrëngime idiote provinciale.

Imoralitet përtej çdo kufiri ky i Edi Ramës, qe brohoret sot për organizimin nesër ne Tirane te Sumitit te Procesi i Berlinit, por qe gjithsesi do te jete ne tavoline si sekseri dhe trafikuesi i Open Balkan!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts