Samiti i Shtëpisë së Bardhë/ Biden bën bashkë liderët e Australisë, Japonisë dhe Indisë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Japonisë, Australisë dhe Indisë pritet të shpallin disa nisma të përbashkëta, duke përfshirë përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe adresimin e pandemisë COVID në samitin e parë personal për aleancën Quad Indo-Paqësore.

Në një takim të mbajtur ditën e sotme kishte për qëllim të çimentonte partneritetin mes sfidave globale dhe konkurrencës në rritje me Kinën në rajonin Indo-Paqësor.

Në fillim të takimit, Biden njoftoi një program bursash për të lejuar studentët nga katër vendet të ndjekin gradat në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në universitetet e Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan tha se vendet po “bashkohen për të marrë sfidat kryesore të epokës sonë, nga COVID në klimë deri në teknologjitë në zhvillim”.

“Ne e dimë se si t’i bëjmë gjërat, dhe ne jemi përballë sfidave,” shtoi Biden në fjalën e hapjes në takim.

Kryeministri australian Scott Morrison i bëri jehonë vërejtjeve të Biden, duke lavdëruar një shtytje nga katër vendet e shpallura në fillim të këtij viti për të prodhuar një miliard vaksina COVID-19.

“Ne besojmë në një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, sepse e dimë se kjo është ajo që siguron një rajon të fortë, të qëndrueshëm dhe të begatë,” tha Morrison.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *