“Samiti i Ukrainës ne Tiranë parë nga Amerika”, Auro Tare: As Kosovën nuk e njeh. Pse kombi ynë duhet të jetë 100% me Zelensky-n?

samiti i ukraines ne tirane pare nga amerika auro tare as kosoven nuk e njeh pse kombi yne duhet te jete 100 me zelensky n
samiti i ukraines ne tirane pare nga amerika auro tare as kosoven nuk e njeh pse kombi yne duhet te jete 100 me zelensky n

Ndërsa në Tiranë u zhvillua sot samiti i vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, studiuesi Auron Tare thotë se në Shtetet e Bashkuara, mbështetje e qytetarëve amerikanë ndaj këtij vendi është gjithnjë e në ulje.

Sipas tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, opinioni publik është në favor të mbylljes sa më shpejt të luftës dhe limitimin e ndihmave ushtarake.

Reagimi i plotë:

Ndërsa në Tiranë  Zelenski bën një vizitë historike, në Shtetin që e mbështet dhe e financon atë, SHBA, mbështetja për vazhdimin e Luftës po bie me shpejtësi.

Sipas sondazheve të fundit të Galup “Both Republicans (62%) and independents (44%) increasingly see the U.S. as doing too much to support Ukraine compared with when Gallup began asking this question in August 2022”

Pra shumica e opinionit publik mendon se Amerika po bën shumë me tepër se çfarë i takon.

  1. 43% e amerikaneve duan qe konflikti te mbyllet sa me shpejt edhe duke lënë territorin e kapur nga rusët

“Forty-three percent now favor the U.S. trying to help end the war quickly, even if that means Ukraine cedes territory to Russia”

3.

Sot  61% e amerikanëve mendojnë se ndihma financiare duhet limituar.

“Today, 61% of Americans say the financial aid Ukraine receives from Washington should have limits”

Dmth, në Shtetin që e mbështet më shumë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, opinioni publik është ne favor te mbylljes sa me shpejt të luftës dhe limitimin e ndihmave ushtarake. Normale per nje popullate qe ka hallet e veta dhe qe pasi kuptoi se Lufta e gjate ne Afganistan  u be e pa kuptimte dhe  fonde qe duhen për jetesën e amerikaneve po harxhohen ne konflikte të largëta janë skeptike.

Po Shqiperia qe as jep as mer me Ukrainën?  Te pakten te na njihte Kosoven?   As Kosoven nuk e njeh Zelensky.    Po atehere perse ‘Kombi yne duhet te jete 100% me zotin Zelensky?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts