Samiti Moskë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

22:40 25/05/2021

Takimi mes liderëve vjen pas një kohe të tensionuar për shumë çështje

Kremlini dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitjet e fundit për mbajtjen e samitit  midis dy liderëve Putin dhe Joe Biden.

Samiti i cili pritet të mbahet në muajin Qershor vjen në një kohë shumë të tensionuar midis dy shteteve për shumë çështje si burgosja e Aleksei Navalny-t, dëbimi i diplomatëve dhe kriza në Ukrainë .

Përmes një deklarate të përbashkët, Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe homologu i tij rus, Nikolay Patrushev, thanë se konsultimet që po zhvillohen në Gjenevë janë një hap i rëndësishëm në planifikimin e mbajtjes së takimit.

Kështu për kreun e Shtëpisë së Bardhë kjo është vizita e parë jashtë vendit qëkur mori presidencën në muajin Janar. Dita dhe vendi ku do të mbahet samiti mes Bidenit dhe Putinit ende nuk janë bërë të ditura.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Gjeneva shihet si vendi më i mundshëm për të realizuar samitin Moskë-SHBA. Krahas organizimit të samitit Biden-Putin, zyrtarët e lartë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Rusia kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh tjera që kanë në fokus strabilitetin strategjik.

Ideja për mbajtjen e një samiti mes dy presidentëve ishte e administratës amerikane pasi raportet u përkeqësuan edhe më shumë për shkak të ndërhyrjeve të pretenduara ruse në zgjedhjet amerikane, pastaj sulmeve kibernetike.

Më herët, Presidenti Biden ka thënë se dëshiron të bashkëpunojë me palën ruse aty ku të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta. Ai është shprehur kundër hyrjes në një rreth të përshkallëzimit të raporteve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *