Samiti në Tiranë/ Albin Kurti zbardh polemikat me kryeministren serbe: S’ka më Mini-Shengen. Koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova






Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zbuloi se pati polemika gjatë samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë mes tij dhe kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq.

Në një prononcim për mediat, Albin Kurti tha se kryeministrja e Serbisë nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

Pati një lloj si polemikë le të theni, se nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shteti i pavarur e sovran.

E unë theksova që Serbia duhet të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit dhe trashëgimia e tij meqë s’ka zgjidhje tjetër vecse të njihet pavarësia e Kosovës.

Serbia në këtë mënyrë po e mban veten peng, para disa vitesh Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia e tani është koha e fundit që Serbia ta shpallë pavarësinë nga Kosova”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, BE nuk është ende Evropë sa kohë jashtë saj ka edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën time e nisa duke konstuar se ndërsa 6 shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë në Evropë, BE s’është ende Evropë se s’është i kompletuar pa u anëtarësuar dhe 6 vendet tona, Kosova ka pozitën më të vëshitirë se akoma s’kemi as liberalizim të vizave“, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës gjithashtu në fjalën e tij nënvizoi se “S’ka më Mini-Shengen”.

Ajo iniciative që ka lidhje me Novisadin se aty lindi, më shumë se sa Mini Shengen tashmë është një cështje që trajtohet nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinaya të tjera sidomos pas samitit të Sofjes“.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *