Samiti në Tiranë/ Analisti për protestën e 6-dhjetorit: Opozita në grackën e diskursit politik të Ramës! Kryeministrit i intereson ta mbajë të ndezur deatin, por…









Analisti Arion Sulo thotë se kryeministrit Edi Rama i intereson që të mbajë të ndezur debatin për protestën e 6 dhjetorit në ditën që zhvillohet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

samiti-protestaeberishes-edirama

Sipas tij, opozita është në grackën e diskursit politik të Ramës. I ftuar në emisionin “Open”, Sulo tha se qeveria do të tërhiqet nga ky debat, duke lejuar protestën gjatë samitit.

Sulo: Qëllimi i të dyja palëve janë të fshehura dhe nuk janë ato që thonë të dyja palët. Nëse nuk tërhiqet qeveria, se mendoj se do të tërhiqet, pasi Edi Ramë si intereson që ta mbajë të ndezur këtë debat, që i bën dëm opozitës. Ndaj opozita është në grackën e tij në diskursin politik dhe po i shkon pas fijes së Ramës.

Deri në 6 dhjetor do të tërhiqet qeveria që të bëhet lajm botëror; samit protestë. Është gati pervers si teknikë, sepse zhvendosja në Sheshin Skënderbej, ose atë që ka nxjerrë te Kryeministra është plani B. Ata e dinë që opozita nuk do e pranojë këtë. E dinte qeveria që PD do ta refuzonte.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *