Samsung do të hedhë në treg Galaxy S21 FE, njihuni me çmimin dhe karakteristikat e reja

09:54 22/12/2021

Samsung Galaxy S21 FE, celulari i shumëpritur nga gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut pritet të zbulohet në Consumer Electronics Shoë (CES) 2022. Data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Samsung, por thuhet se Galaxy S21 FE do të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Samsung Galaxy S21 FE i ri do të jetë një pasardhës i Galaxy S20 FE i cili u zbulua në shtator të vitit të kaluar.

Sipas mediave të huaja, Samsung po planifikon çmimet e mëposhtme për Galaxy S21 FE:

749 euro për 6 GB / 128 GB
819 euro për 8 GB / 256 GB

Një burim i sigurtë, Ev (@evleaks) shkoi në Twitter datën e lançimit të Galaxy S21 FE. Sipas tij, Samsung Galaxy S21 FE do të prezantohet më 11 janar 2022. Duke qenë se ende nuk ka asnjë konfirmim nga kompania, ky informacion mbetet për t’u verifikuar.

Specifikimet e Samsung Galaxy S21 FE (të pritshme):

Galaxy S21 FE me dy SIM (Nano + eSIM) thuhet se funksionon One UI 3.1 me bazë Android 11. Ka të ngjarë të ketë një ekran 6.4 inç “Flat Dynamic AMOLED 2x” Infinity-O me një rezolucion prej 1,080×2,340 piksele, frekuencë rifreskimi 120 Hz dhe densitet piksel 401ppi. Ekrani mund të ketë mbrojtje Corning Gorilla Glass Victus .

Samsung Galaxy S21 FE thuhet se ka një konfigurim të trefishtë të kamerës së pasme, të kryesuar nga një sensor kryesor 12 megapiksel, një sensor telefoto me 8 megapiksel dhe një sensor ultra të gjerë 12 megapiksel. Për selfie, mund të ketë një sensor 32 megapiksel./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.