Samsung do të nxjerrë në treg telefonat inteligjentë të palosshëm

16:47 11/08/2021

Samsung ka thënë se po synon të nxjerrë në treg telefonat inteligjentë të palosshëm. Zakonisht kushtojnë më shumë se 1.000 Paund dhe është një produkt që ka shfaqur mjaft interes tek njerëzit. Kompania ka thënë se ka ulur koston e këtij telefoni dhe ka përmirësuar qëndrueshmërinë për të tërhequr sa më shumë përdorues që kanë një ekonomi mesatare.

Kompania është përqendruar në përmirësimet e softuerit, duke i dhënë pajisjes më shumë veçori të stilit të tabletit kur shpaloset.

Është gjithashtu telefoni i parë i palosshëm i Samsung që ka stilolapsin S -Pen – në mënyrë që përdoruesit të përdorin ekranin fleksibël – dhe për herë të parë, rezistent ndaj ujit.

Mark Notton i Samsung tha për BBC News se është koha e duhur që ky telefon të vazhdojë rrjedhën e zakonshme.

“Ne kemi pasur shumë vite kohë për për të përmirësuar më tej të gjitha tiparet e harduerit,” tha ai. Kemi përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe kemi përmirësuar aftësinë tonë për të prodhuar në shkallë. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *