Samsung parashikon rritje të fitimit me 53%

08:59 07/07/2021

Gjigandi i teknologjisë Samsung Electronics ka deklaruar se pret që fitimi në tremujorin e fundit të ketë një rritje deri në 53%. Këto pritshmëri të kompanisë vijnë pas mungesës globale të çipave dhe shpresojnë që të shtojnë shitjet e kësaj pajisjeje.

Sipas zyrtarëve të kompanisë parashikohet një rritje e fitimit me 11 miliardë Dollarë. Kompania ka deklaruar se kërkesa e madhe për çipa kishte kompensuar shitjet më të dobëta të pajisjeve të ndryshme teknologjike.

Një vit më parë, në muajt e parë të pandemisë, Samsung pësoi rënie të shitjeve të produkteve të tilla si telefonat dhe TV.

Por këtë vit kërkesa për pajisje teknologjike është rritur dhe Samsung ka arritur që të shtojë shitjet.

Gjiganti i prodhimit të pajisjeve elektronike në Korenë e Jugut tashmë ka arritur që forcojë pozitat në tregun ndërkombëtar, ndaj parashikon rritje të fitimeve.

Nëse shitjet do të shkonin sipas parashikimive, ky do të ishte fitimi më i madh i tremujorit të dytë të Samsung që nga 2018.


TĂ« ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.