
21:00 18/12/2021
Në një kohë që shumë shtete po rishikojnë masat anti-Covid dhe po lajmërojnë gjendjen e emergjencës për Covid 19, San Francisko ka shpall emergjencën për përdorimin e drogës. Sipas autoriteteve , vitin e kaluar, në këtë zonë 712 njerëz vdiqën nga mbidoza e drogës, krahasuar me 257 njerëz që vdiqën nga COVID-19, ndërkohë që situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë këtij vitit. Për këtë arsye kryebashkiakja e San Franciskos, London Breed, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në lagjen e të pastrehëve Tenderloin, pasi mbidozat e drogës po rriten.
“Kjo është një emergjencë e shëndetit publik që kërkon një përgjigje të nivelit të krizës, me urgjencë masive, koordinim dhe vendosmëri për t’u përballur me këtë epidemi. Nevojitet ndërhyrje e shpejtë e drogës sepse rreth dy persona në ditë vdesin nga mbidoza, kryesisht nga fentanili”.
Ajo planifikon të zbatojë një plan tre vjeçar për të ndihmuar banorët e lagjes, në një përpjekje për të ulur vdekjet nga mbidoza dhe krimin e dhunshëm në një nga lagje më problematike nga droga në botë. Jo vetëm në këtë qytet por në të gjitha shtetet e amerikane, vitit 2020 solli rritje të vdekjeve nga mbidoza e drogës. Institutit Kombëtar i Abuzimit të Drogës në SHBA, publikoi se vdekjet nga mbidozat e drogës u rritën gati 30% më shumë duke arritur në 93,000 . Sipas ekspertëve kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që në 2019 ishin 72 mijë vdekje nga overdoza.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al