Sanchez i premton Erdoganit mbështetje të plotë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE

sanchez i premton erdoganit mbeshtetje te plote per procesin e anetaresimit te turqise ne be

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i premtoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Madridi do të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Ankarasë në BE.

Në një konferencë për shtyp në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius, Sanchez gjatë takimit të tij me Erdoganin, u zotua se do të përpiqet të avancojë çështjet me interes për Turqinë në lidhje me pranimin e saj në BE gjatë presidencës së Spanjës me bllokun.

“…ne duhet të shohim saktësisht se si mund të ndërmarrim hapa përgjatë këtyre muajve në mënyrë që Turqia të ndihet më afër dhe jo më larg,” tha ai.

Ai shtoi se Spanja “ka mbajtur gjithmonë një qëndrim pozitiv” ndaj dy prioriteteve kryesore të Turqisë, liberalizimit të vizave dhe përditësimit të bashkimit doganor.

Si mbajtës i presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, ai tha se i tha presidentit turk se Spanja “do të përpiqet të ndihmojë që këto dy çështje të shkojnë përpara”.

Kryeministri vlerësoi “marrëdhëniet e privilegjuara dhe strategjike” midis Spanjës dhe Turqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts