“Sandër Lleshaj gënjen për përgjegjësitë ndaj tenderit të uniformave të policisë”/ Petrit Vasili publikon dokumentin: Ligji flet qartë, drejtësia të qartësojë pse mashtron ish-ministri








vasili-lleshaj-tenderiNënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se nuk është i përfshirë në tenderin për uniformat e policisë.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Lleshaj ka gënjyer për përgjegjësinë e tij në këtë tender, ndërsa ka publikuar edhe një dokument, ku sipas numrit dy të LSI, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai.

“Lleshaj ka përgjegjësi të qarta, qe ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “. Kjo VKM përcakton qartë në pikën 5 dhe 6 se: Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai. Edhe buxheti i Agjencisë edhe pjesë e buxhetit të Ministrisë se Brendshme”, shkruan Vasili.

Vasili shprehet se i takon drejtësisë, që të qartësojë se pse ish-ministri gënjen për këtë fakt.  Ai i bën thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë peshkaqenët dhe jo cironkat.

“Këta të rilindjes ketë mision kanë që të mashtrojnë pa fund dhe pacipesisht, por e vërteta nuk mbulohet. SPAK të heqë dorë nga cironkat, por të çoje para drejtësisë peshkaqenët”, thote Petrit Vasili.

dokumenti
VKM e qeverise e publikuar nga Petrit Vasili

Reagimi i Petrit Vasilit

Pse gënjen Lleshaj, kur ligji flet qarte për përgjegjësinë e tij!(DOKUMENTI).

Lleshaj gënjeu për përgjegjësitë e tij për tenderin e uniformave duke bërë gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi:

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.

Lleshaj ka përgjegjësi të qarta, qe ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.

Kjo VKM përcakton qartë në pikën 5 dhe 6 se:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai.

Edhe buxheti i Agjencisë edhe pjesë e buxhetit të Ministrisë se Brendshme.

Ja çfarë thotë VKM 81 date 14.2.2018:

“3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

  1. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit.
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.

Drejtori pra përgjigjet vetëm para Ministrit të Brendshëm ndërsa Lleshaj gënjen hapur.

Çfarë halli ka që gënjen është detyre e drejtësisë ta qartësoje.

Këta të rilindjes ketë mision kanë që të mashtrojnë pa fund dhe pacipesisht, por e vërteta nuk mbulohet.

SPAK të heqë dorë nga cironkat, por të çoje para drejtësisë peshkaqenët!

P.S Foto e VKM Nr.81 date 14.2.2018

Sander-Lleshaj

CFARE THA NJE DITE ME PARE SANDER LLESHAJ

Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj. Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar. Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”,  u shpreh ish-ministri për Abc.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *