Sanksione edhe për vajzat e Putin?

09:10 06/04/2022

SHBA dhe Bashkimi Europian do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë të mërkurën në përgjigje të akuzave të Ukrainës se trupat ushtarake ruse kanë kryer krime lufte në qytetin e Bucha.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe zyrtarëve të Kremlinit dhe familjeve të tyre.

Wall Street Journal raporton se Washingtoni po shqyrton sanksione shtesë kundër dy vajzave të Putinit dhe Sberbank, banka më e madhe ruse.

Ambasadorët e BE-së do të shqyrtojnë të mërkurën planet për një paketë të pestë sanksionesh, që përfshin ndalimin e importeve të qymyrit rus dhe parandalimin e shumicës së anijeve në pronësi ose operim ruse nga përdorimi i porteve të BE-së./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.