“Sanksione kundër Rusisë apo normalizim të marrëdhënieve me Kosovën?”, ambasadori amerikan: Serbia të vendosë se ku do të jetë e ardhmja e saj

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja të rënda.

Shumë shtete i kanë vendosur sanksioneve Rusisë me qëllim izolimin e saj. Ndërkohë Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, qëndrim për të cilin ka marrë shumë kritika. Së fundmi një reagim kritik ka bërë edhe ambasadori amerikan Christopher Hill. Hill deklaroi se Serbia duhet të mendojë seriozisht se ku është e ardhmja e saj.

“Serbia duhet të shqyrtojë nëse ky është apo jo qëndrimi vendimtar i Beogradit”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai theksoi se ajo çfarë ndodhi në Ukrainë është një sulm brutal dhe se kjo është e papranueshme.

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti për Serbinë, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill tha: “Kjo është një pyetje që duhet t’ja bëni qeverisë tuaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam për të dhënë këshilla.. Këto përgjigje duhet t’i gjeni tek autoritetet serbe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.