Sanksionet e BE/ Hakmerret Rusia, ua ndalon hyrjen 8 zyrtarëve të BE-së, mes tyre zv.presidentes së KE Jourova dhe presidentit të PE Sassoli

Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.

“Veprimet e tilla nga Bashkimi Evropian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Muajin e kaluar, BE sanksionoi dy rusë të akuzuar për persekutimin e homoseksualëve dhe lezbikeve në rajonin rus të Çeçenisë.

Në të njëjtin muaj, BE sanksionoi edhe katër zyrtarë të lartë rusë, të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *