Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar “shënjestrojnë” rrethin e ngushtë të Putin

22:31 29/06/2022

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar valën më të re të sanksioneve që synojnë rrethin e brendshëm të Vladimir Putinit duke përfshirë dhe kushërirën e tij. Autoritetet britanike deklaruan se Anna Tsivileva, kushërira e Putinit dhe presidente e një firme të madhe minerare, është sanksionuar.

Po ashtu, Vladimir Potanin njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe mbështetësi kryesor i regjimit të Putinit, u sanksionua gjithashtu për shkak të luftës në Ukrainë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se sanksionet kishin për qëllim të dobësonin makinën ruse të luftës.

Dyshja e lartpërmenduar do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se Tsivileva, e cila drejton kompaninë e shquar ruse të minierave të qymyrit JSC Kolmar Group, ka përfituar ndjeshëm nga marrëdhënia e saj me presidentin Putin. Po ashtu, ministria e Britanisë deklaron se Potanin, i cili ka pasuri në vlerën prej 37.1 miliardë dollarësh (30.5 miliardë £) sipas Bloomberg, vazhdon të grumbullojë pasuri duke mbështetur regjimin e Putinit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.