Sanksionet ligjore dhe financiare/ Kryeministri i Polonisë: Nëse BE-ja fillon një luftë, ne do të mbrohemi me të gjitha mënyrat

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka deklaruar se nëse BE do të nisë një luftë, vendi do të mbrohet me të gjitha armët.

Ai i kërkuar Brukselit të tërheqë kërcënimet për sanksione ligjore dhe financiare nëse dëshiron të zgjidhë krizën e shtetit të së drejtës në vend.

“Ne nuk do të heqim dorë. Nuk do të heqim dorë nga sovraniteti ynë për shkak të këtij presioni. Tani Polonia po merr hua nga tregjet private për të financuar projektet e saj për pandeminë. Ne do të mbijetojmë deri në momentin që do të marrim paratë nga BE”, ka thënë ndër të tjera Morawiecki.

Komisioni Europian, ka ‘kërcënuar’ Poloninë me sanksione pasi gjykata e lartë e vendit këtë muaj vendosi se elementët kryesorë të ligjit të BE-së ishin të papajtueshëm me kushtetutën e tij.

Vendimi shënoi një përshkallëzim të madh të një beteje ligjore mbi ndryshimet në sistemin gjyqësor të Polonisë që partia në pushtet e Morawieckit thotë se janë të nevojshme për të rritur efikasitetin.

Nga ana tjetër Brukseli thotë se ata kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe lidhjet themelore ligjore që e mbajnë BE-në të bashkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *