
08:50 27/03/2022
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss thotë se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen nëse Moska i jep fund pushtimit të Ukrainës. Nëse kjo ndodh, sanksionet mund të hiqen edhe ndaj bizneseve e oligarkëve rusë.
“Këto sanksione mund të hiqen vetëm me një armëpushim dhe tërheqje të plotë, por edhe me angazhimin se nuk do të ketë agresion tjetër”, tha Truss.
Por Sekretarja e Jashtme theksoi se këto sanksione do të vendoseshin sërish nëse Presidenti Putin do të sulmonte sërish.
Në Ministrinë e Jashtme të Britanisë është krijuar një ekip negociatash, tha ministrja Truss, që mund të ndihmojë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al