
SHBA-ja e quan vendimin e aleatëve perëndimorë për të shkëputur bankat ruse nga sistemi i mesazheve Swift “modeli i Iranit”.
Irani u shkëput nga Swift në vitin 2012 si pjesë e sanksioneve për programin e tij bërthamor, megjithëse shumë nga bankat e tij që atëherë janë rilidhur me sistemin.
Bankat ruse të shkëputura nga Sëift “tani do të duhet të përdorin telefonin ose një makinë faksi”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. “Me të gjitha gjasat, shumica e bankave në mbarë botën thjesht do të ndalojnë transaksionet së bashku me bankat ruse”.
Vendimi i së premtes për Swift do të zbatohet për bankat “të përzgjedhura”, por jo të gjitha bankat ruse, dhe Shtëpia e Bardhë tha se Bashkimi Evropian do të finalizojë listën.
“Vetëm Putin mund të vendosë se sa më shumë kosto është i gatshëm të përballojë,” tha SHBA.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al