Santa sjell gëzimin e Krishtlindjes në Jeruzalem

14:49 23/12/2021

Issa Kassissieh, një i krishterë palestinez i njohur si “Babagjyshi i Jeruzalemit”, u solli gëzim  banorëve per Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ndërsa shqetësimet për Omicron rriten. I veshur si Santa, Kassissieh hipi në një deve dhe përshkoi  muret e  qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe kaloi përmes portës së Jaffa, ku shpërndau pemët e Krishtlindjeve të siguruara nga bashkia.

Disa banorë  mbeten me shpresë se varianti i ri nuk do të prishë një tjetër sezon pushimesh në Tokën e Shenjtë. Megjithatë, që nga fillimi i pandemisë, numri i atyre që vizitojnë zonën është ulur ndjeshëm.

Këtë Dhjetor, Izraeli  për të gjithë udhëtarët e huaj që mbërrijne në këtë vend ka bërë të detyrueshme karantinën 14-ditore, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e variantit te ri  Omicron.

Krishtlindjet dhe Hanukkah janë shkatërruar plotësisht dhe vihet re një qetesi e plotë në qytetin kryesor turistik të shtetit të Izraelit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.