Sapo mori pensionin, i moshuari në Ballsh bie nga shkallët dhe humb jetën

sapo mori pensionin i moshuari ne ballsh bie nga shkallet dhe humb jeten
sapo mori pensionin i moshuari ne ballsh bie nga shkallet dhe humb jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Një i moshuar, teksa ka marre pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, për pasojë ka humbur jetën në vend.

Nga kalimtarët teksa kanë parë të moshuarin të shtrirë përdhe, është njoftuar policia si dhe një ekip mjekësor të cilët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Sipas burimeve nga policia te moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt.

I moshuari si pasoje e rënies pësoi fraktura te renda ne koke duke ndërruar jetë në vend dhe menjëherë trupi i pajetë i tij u dërgua në morgun e spitalit rajonal Fier.

“Sot  rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75  vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts