
Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Berlini nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e referendumeve të rreme në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.
“Referendumet e rreme që Putini kreu në zonat e okupuara ilegalisht të Ukrainës janë të pavlera. Ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Gjermania nuk do t’i pranojë kurrë rezultatet e supozuara. Sot, unë e sigurova presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për këtë në një bisedë telefonike,” shkroi ai.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, Scholz dhe Zelensky shkëmbyen mendime mbi situatën ushtarake, politike dhe ekonomike në Ukrainë, si dhe për mundësitë e mbështetjes së mëtejshme, duke përfshirë rindërtimin e Ukrainës.
Kancelari tha se Gjermania nuk do të ndalojë së ofruari ndihmë specifike politike, financiare dhe humanitare për Ukrainën, si dhe mbështetjen për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë furnizimin me armë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al