Scholz dhe Biden nënvizojnë miqësinë transatlantike gjatë bisedës telefonike

Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, zhvilloi një bisedë telefonike me  presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e uroi për emërimin e tij.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se të dy udhëheqësit riafirmuan lidhjet e ngushta midis Berlinit dhe Uashingtonit, duke shprehur synimin e për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis aleatëve.

‘’Ata ranë dakord se miqësia transatlantike ishte thelbësore për të kapërcyer sfidat aktuale dhe të ardhshme’’, shtoi Hebestreit.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “Biden theksoi mbështetjen e tij për marrëdhëniet solide me Gjermaninë dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin transatlantik”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy diskutuan sfidat globale, si ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit, si dhe dislokimi i trupave ruse në kufirin ukrainas.

Scholz dhe Biden u takuan virtualisht në “Samitin për Demokraci” të organizuar nga SHBA.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.