Scholz dhe Macron përmirësojnë marrëdhëniet

scholz dhe macron permiresojne marredheniet

scholz dhe macron permiresojne marredheniet

19:29 07/06/2023

Dy liderët takim të gjatë pune në Potsdam

Presidenti Emmanuel Macron  është mirëpritur nga kancelari Olaf Scholz në qendër të Potsdamit ku dyshja kanë patur edhe një darkë pune.

Sipas mediave gjermane darka ka zgjatur më shumë nga se sa ishte planifikuar, pothuajse  tre orë.

Të pranishëm  në këtë darkë kanë qenë edhe delegacionet e të dy vendeve, por Scholz dhe Macron janë ulur në një tryezë të veçantë.

Mësohet se shefi i Elizesë dhe Scholz  kanë  folur për luftën në Ukrainë, por edhe për çështje si propozimet e Komisionit Evropian për një reformë të rregullave të borxhit, e cila është një temë veçanërisht e  rëndësishme midis  Beërlinit dhe Parisit.

Mediat gjermane shkruajnë se takimi është mjaft domethënës  dhe fakti se Scholz e priti Macron në qytetin ku ai jeton tregon se marrëdhëniet ende të tensionuara mes dy vendeve po zbuten.

Vitin e kaluar, ka patur mosmarrëveshje në marrëdhëniet franko-gjermane vecarësisht në kohën kur  Scholz mori detyrën në dhjetor 2021.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts