Scholz do takojë Putin, në fokus të bisedimeve do të jetë çështja e Ukrainës

15:53 04/01/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet me Moskën dhe për këtë po planifikon një takim ballë për ballë me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Zyrtarët e lartë gjermanë kanë planifikuar tashmë takime me homologët rusë në Janar në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike mes alarmit në rritje se Kremlini po planifikon një sulm ushtarak kundër Ukrainës.

Sipas një raporti të gazetës gjermane Bild, këshilltari gjerman për politikën e jashtme Jens Plotner ka diskutuar me Kremlinin për një takim midis liderëve gjermanë dhe rusë, i cili mund të mbahet përgjatë këtij muaji. Bild thotë se Scholz po kërkon “një fillim të ri” në marrëdhëniet me Moskën dhe dëshiron të fokusohet në politikat energjetike dhe tek çështja e Ukrainës.

Përpjekjet gjermane për të krijuar një klimë të re marrëdhëniesh me Rusinë vijnë në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Moskës janë në kulm për shkak të Ukrainës. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate pritet që në datat 9 dhe 10 Janar zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë të takohen në Gjenevë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.