Scholz “ndez motorët” për zgjidhjen paqësore të krizës së Ukrainës

17:45 06/02/2022

Javën e ardhshme takohet me Bidenin dhe Putinin

Berlini ka vendosur të marrë një rol aktiv në përpjekjet për të shmangur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Kancelari gjerman Olaf Sholz udhëton këtë të dielë në Uashington, ku do të takohet të hënën me Presidentin amerikan Joe Biden.

Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm të NATO-s. Pavarësisht se nuk u është bashkuar aleatëve në dërgimin e armëve në Ukrainë, Scholz do të përsërisë edhe një herë qëndrimin se është në krah të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në këtë çështje. Kancelari gjerman shkon në Uashington për të diskutuar për qëndrimin e përbashkët që do të mbajnë aleatët, pasi javën e ardhshme do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për krizës ukrainase. Një vizitë do ta zhvillojë edhe në Kiev.

Para se të shkojë në kryeqytetin rus, Olaf Scholz do të presë në Berlin edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë polak Duda. Edhe vetë Macron bisedoi më herët gjatë kësaj jave me Putinin në telefon pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Moska nuk heq dorë nga kërkesa për një pakt me Shtetet e Bashkuara për të mos e anëtarësuar Ukrainën në NATO. Por Uashingtoni e refuzon këtë kërkesë me argumentimin se popujt janë të lirë të zgjedhin drejtimin politik që duan, pa u ndikuar nga vullneti i një shteti tjetër.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.