Scholz në SHBA kërkon zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën

[embedded content][embedded content]

11:17 10/02/2024

Kancelari gjerman paralajmëroi se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të mbrohej pa mbështetjen amerikane

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kushtoi vëmendje ndihmës për Ukrainën, gjatë takimit me Presidentin Joe Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scholz i kërkoi Presidentit që ligjvënësit amerikanë të miratojnë një paketë ndihme ushtarake teksa luftimet janë bërë edhe më intensive nga pala ruse.

“Gjermania është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj me dorëzimin e armëve dhe shpresojmë se Kongresi të marrë një vendim për të dhënë mbështetjen e nevojshme. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe pa mbështetjen e shteteve evropiane, Ukraina nuk do të ketë mundësi të mbrojë vendin e saj”.

Biden e cilësoi  gati nje neglizhencë kriminale dështimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të miratuar paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Kongresi duhet ta kalojë këtë paketë shpenzimesh për sigurinë. Anëtarët e Dhomës kanë qenë disi ngurrues. Shpresojmë më shumë politikë reale duke përfshirë financimin për Ukrainën dhe t’i ndihmojë ata të vazhdojnë kundër agresionit brutal të Rusisë”.

Pa miratimin e financimit, SHBA nuk ka qenë në gjendje të dërgojë raketa dhe municione në Ukrainë.

Përpara udhëtimit të tij në SHBA, Scholz në një intervistë The Wall Street Journal tha se një fitore ruse në Ukrainë “do të ndryshonte në mënyrë dramatike fytyrën e Evropës” dhe “do t’i jepte një goditje të rëndë rendit botëror liberal”.

Megjithatë, mbeten dyshime nëse konservatorët e vijës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve do ta miratojnë projektligjin. Republikanët këtë javë bllokuan një paketë kufitare dypartiake prej 118 miliardë Dollarësh të negociuar nga udhëheqësit republikanë me Shtëpinë e Bardhë që përfshinte fondet për Ukrainën dhe Izraelin.

SHBA mbetet donatori më i madh për Ukrainën për sa i përket ndihmës së pastër ushtarake.

Gjermania, megjithatë renditet në vendin e dytë. Nga fillimi i agresionit rus në Shkurt 2022 deri në fund të Tetorit 2023, Berlini ka dërguar ndihmë ushtarake me vlerë më shumë se 17 miliardë Euro. 

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts