Scholz: Pushtimi rus ka ngecur

10:59 23/03/2022

Forcat ruse janë duke dështuar që të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve në qytete dhe fshatra. Kjo konfirmohet edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht të gjitha shkatërrimeve që sjellin ditë pas dite”, u tha ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se lideri rus “ka nevojë që të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike.

“Lufta nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë”, tha Scholz.

Duke paralajmëruar Moskën për ndëshkime, Scholz tha se duhet bërë kujdes me sanksionet për të mos dëmtuar shtetet europiane më shumë se udhëheqjen ruse.

Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se ukrainasit mund t’i besojnë Gjermanisë dhe se refugjatët janë të mirëpritur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.