Scholz: Rrjetet e errëta neo-naziste janë në rritje

scholz rrjetet e erreta neo naziste jane ne rritje

[embedded content][embedded content]

16:25 27/01/2024

Në përkujtim të ditës së Holokaustit kancelari gjerman u shpreh se populistët e krahut të djathtë po fitojnë terren  

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit shprehu shqetësim për rritjen e tendencave të ekstremit të djathtë.

“Gjithnjë e më shumë raporte po shfaqen për neo-nazistët dhe rrjetet e tyre të errëta. Dhe në të njëjtën kohë, populistët e krahut të djathtë po fitojnë terren, duke ngjallur frikë dhe mbjellë urrejtje.”

Protestat kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë janë zhvilluar me një intensitet të plotë pas një raporti se dy anëtarë të lartë të partisë iu bashkuan një takimi për të diskutuar planet për të deportuar miliona emigrantë dhe pakica.

“Miliona qytetarë po dalin në rrugë në favor të demokracisë, respektit dhe humanizmit për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, kjo është ajo që e bën demokracinë tonë të fortë, duke e treguar besim në publik. Kjo është arsyeja pse ne po përdorim sundimin e ligjit për të ndjekur penalisht ata që mbështesin terrorizmin dhe nxisin urrejtje.”

Lajmi tronditi shumë në Gjermani, në një kohë kur AfD është duke ecur lart në sondazhet e opinionit përpara tre zgjedhjeve të mëdha rajonale në Gjermaninë lindore ku mbështetja e partisë është më e fortë. Scholz e ka konsideruar këtë plan si “sulm ndaj demokracisë” si dhe ka përshëndetur protestat e organizuara. Këtë fundjavë janë planifikuar më shumë se 300 demonstrata, sipas aleancës qytetare ”Campact”, e cila është ndër organizatorët e lëvizjes.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts