Scholz: Sanksionet nuk janë shpallur për të rritur presionin ndaj Rusisë

10:29 10/02/2022

Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë përgatitur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, por nuk do të shpallen me qëllimin për të rritur më tej presionin ndaj Moskës. Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një konference për shtyp. Scholz tha se Gjermania ka rënë dakord me aleatët e saj në NATO dhe partnerët e Bashkimit Evropian për masat e mundshme që do të merren ndaj Rusisë.

Scholz nënvizoi se vendet perëndimore do t’i përgjigjen në mënyrë të bashkuar çdo agresioni dhe ai beson se “ky mesazh është kuptuar në Rusi”.

Qeveria gjermane  është përballur me kritika për të bllokuar  projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2” për të bindur Kremlinin të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri ukrainas. SHBA është kundër këtij projekti dhe kjo u duk edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman në Uashington ku presidenti Joe Biden tha se nëse Rusia pushton Ukrainën do t’i japë fund Nord Stream 2.

Ndërkohë kancelari gjerman pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 15 shkurt ndërsa para kësaj date do të zhvillojë edhe në vizitë në Ukrainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.