Scholz: S’mund të ketë rrugë të shkurtër për anëtarësimin e Ukrainës në BE, do ishte e padrejtë për Ballkanin

12:25 19/05/2022

Integrimi i vendeve të Ballkanit, në interesat tona strategjike

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

Duke folur në parlamentin gjerman, para një takimi të liderëve të BE-së, ai tha se nuk ka “asnjë rrugë të shkurtër” për t’u bashkuar me bllokun dhe argumentoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësim.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës paralajmëroi më parë se mund të duhen “dekada” që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin u pajtua edhe lideri gjerman.

Në prill, Scholz bëri thirrje që aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjes, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të përshpejtohen.

Në deklaratën e tij të enjten, ai tha: “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *