“S’di ndonjë aferë inceneratorësh”- Rama replikon me qytetarin: Nëse ka pasur individë që kanë punuar mbrapa shpinës së qeverise, ata…








Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i qëndrojë mendimit të tij se nuk kemi të bëjmë me aferë të inceneratorëve, duke u shprehur se është bërë një punë e mirë për të shpëtuar tre komunitet nga makthi i plehrave.

rama meta6

Në një replike me një qytetar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, për te nxjerre përfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike.

Qytetari: A ndjeni përgjegjësi Ju Z. Kryeministër për aferën e inceneratorve?

Edi Rama: Për cilën “aferë të inceneratoreve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratoresh, por di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tirane, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë qe mbrapa shpinës së qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, për te nxjerre përfitime te paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, te shëndetit publik e te mjedisit.

Edhe një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se nuk është i shqetësuar nëse në këtë aferë janë përfshirë ministra apo ish-ministra, sepse kjo po hetohet nga SPAK.

“Unë nuk jam i shqetësuar absolutisht se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë tjetër, sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Unë e kam thënë se reforma në drejtësi bëhet për një drejtësi të drejtë, as të majtë as të djathtë. Nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë në jetën publike është një përgjegjësi individuale. Këtë e kam besuar atëherë e besoj edhe sot. Nëse ka njerëz që “kanë ngjyer gishtin apo dorën” në një proces, i cili është bërë për t’i shërbyer vendit, për t’i shërbyer komuniteteve, për një Shqipëri më të pastër dhe për komunitete më të shëndetshme sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e kanë bërë këtë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për shqiptarët dhe nuk është këtu për xhepat e vet”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.