“S’do të lejojmë të kalojnë kamionët”/ Banorët e Zall Herrit sërish në protestë, bllokojnë me gurë rrugën

sdo te lejojme te kalojne kamionet banoret e zall herrit serish ne proteste bllokojne me gure rrugen
sdo te lejojme te kalojne kamionet banoret e zall herrit serish ne proteste bllokojne me gure rrugen

Banorët e Zall Herrit janë hedhur sërish në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se si protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts