Seanca në Hagë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, avokati i Thaçit: Turp, po ecim me ritme shumë të ngadalta

Këtë po mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli , Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, deklaroi se kanë kaluar gjashtë muaj nga koha a afatit fillestar për nxjerrjen e materialeve, po nga ana e Prokurorisë çështja vazhdon të stërzgjatet.

“Unë do të them shkurtimisht pozicionin tim për nxjerrjen e informacionit. Një ndër gjërat që u tha këtu është që neve e kemi keqkuptuar kuadrin ligjor për nxjerrjen e materialeve. Në vendimin kornizë tuajën ju i keni kërkuar prokurorisë që t’i nxjerrë të gjitha materialet sipas rregullës 102 B në maj të këtij viti. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ky afat. Sa herë që ne vijmë këtu në këtë konferencë është që prokuroria kërkon zgjatje të afateve kohore dhe jemi në një situatë të tillë ku po ecim me ritme shumë të ngadalta. Unë vet nuk jam vrapues mirëpo po e vërej që po na largohet pika e mbërritjes”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka reaguar me kritika ndaj Gjykatës Speciale.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë mbështetëse për akuzat e saj, ndërsa deklaroi se Specialja është themeluar mbi gënjeshtra.

“Institucioni u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurde të cilat ishin të rreme, e dimë që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur zbulimi i fshehtë serbë. Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë  mbështetëse për akuzat e saj, themelet për ngritjen e këtij tribunali kanë qenë të mbështetura në gënjeshtër. Dick Marty shkroi një raport që përfshinte akuzat më absurde për UÇK-në”, ka thënë ai.

Ish-krerët e UÇK-së janë duke e ndjekur seancën online, ndërsa në Gjykatën Speciale janë prezentë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.

Në paraqitjet e tyre të para para gjykatës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte, derisa në këtë seancë do të shqyrtohet çështja dhe gjendja e hetimeve nga ZPS-ja dhe mbrojtja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *