“Sëbashku me Ukrainën”/ Presidenti Meta reagon pas miratimit të rezolutës në OKB: Fitore e rëndësishme për lirinë dhe paqen






Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të rezolutës në OKB me anë të së cilës dënohet sulmi i Rusisë në Ukrainë.

ilir meta1

Me anë të një mesazhi në Twitter, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se kjo shënoi një fitore të rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen.

“141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga #Ukraina! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen” – shkruan Meta.

Këtë vendim e kanë përshëndetur më herët dhe kryedemokrati Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama e Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Edhe kryetari i PD-së e ka konsideruar këtë një ditë historike teksa bota është bashkuar për të qëndruar pranë Ukrainës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj. Rama ka komentuar dhe votën e Serbisë kundër Rusisë.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, shkruan Rama Twitter.

LEXONI EDHE: Serbia në krah të Ukrainës, dënon luftën e Rusisë. Ja lista e plotë e shteteve në OKB që votuan pro rezolutës dhe vetëm 5 kundër

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.