Sedorf dhe Khabib bëhen bashkë në të mirë të sportit, dy kampionët hapin shkollë futbolli të përzier me… artet marciale








Futboll dhe UFC-ja së bashku. E pamundur? Jo për dy kampionë të këtyre sporteve si Klarenc Sedorf dhe Khabib Nurmagomedov. Pasi u takuan në vitin 2020 duke krijuar një lidhje miqësie, sot dyshja ka njoftuar lindjen e një projekti të quajtur “Sedorf Khabib Performance Club”.

sedorf kabib

Ky projekt është një shkollë futbolli me metoda stërvitore që ndërthurin aftësitë e futbollit me artet marciale. Kompania e tyre SK Sports Holding është e vendosur në Dubai, por plani parashikon krijimin e 10 bazave në mbarë botën gjatë 5 viteve të ardhshme, duke krijuar disa partneritete lokale.

Qëllimi është promovimi i një stili jetese të shëndetshëm për të rinjtë, duke u mësuar edhe vlerat që karakterizojnë të dy disiplinat.

“Futbolli më ka dhënë shumë, dua t’ia shpërblej komunitetit sa më shumë duke përdorur përvojën e grumbulluar ndër vite”, tha Sedorf, i cili më parë kishte themeluar shkolla futbolli në Surinam, Holandë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i futbollit dhe gjithmonë e kam admiruar Klarencen si lojtar dhe si njeri. Qëllimi i këtij projekti nuk është t’i përmirësojë aftësitë teknike dhe fizike të fëmijëve, sa t’i ndihmojë ata të bëhen njerëz të mirë”, u shpreh Khabib, legjenda e pamposhtur e UFC-së.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *