Sekretari amerikan i mbrojtjes viziton Izraelin

22:40 11/04/2021

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin mbërriti në Izrael të dielën, ndalesa e tij e parë në një udhëtim dyditor në vendin e Lindjes së Mesme.

“Pres tĂ« kemi diskutime serioze me miqtĂ« tanĂ« izraelitĂ« mbi çështjet e sigurisĂ« rajonale. E vlerĂ«soj se Izraeli Ă«shtĂ« njĂ« partner kryesor strategjik”, shkruante Sekretari Austin nĂ« Twitter.

Zoti Austin është anëtari i parë i nivelit të lartë i kabinetit të Presidentit të SHBA-së Joe Biden që shkon në Izrael që nga njoftimi i administratës amerikane për rigjallërimin e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Sekretari Austin është planifikuar të takohet me homologun e tij izraelit Benny Gantz të dielën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka qenë një kritik i vendosur i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe mirëpriti tërheqjen e ish-Presidentit Donald Trump për paktin.

JavĂ«n e kaluar, zoti Netanyahu tha se njĂ« marrĂ«veshje me Iranin “do tĂ« hapte rrugĂ«n pĂ«r armĂ«t bĂ«rthamore – qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« zhdukjen tonĂ«.”

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka njoftuar përurimin e 164 centrifugave IR-6 për prodhimin e uraniumit të pasuruar, si dhe centrifugave prove për pasurimin e uraniumit në kompleksin Natanz të Iranit, në një ceremoni të transmetuar nga televizioni shtetëror./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *