Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken vizitë në Danimarkë, diskuton mbi çështje ekonomike e të klimës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hënën në Kopenhagë me Kryeministren daneze Mette Frederiksen. Bisedimet u përqëndruan në çështje ekonomike, ato që lidhen me sigurinë dhe klimën, si dhe nxitjen e vazhdueshme që administrata Biden po i bën përpjekjeve për të forcuar lidhjet me aleatët e Shteteve të Bashkuara.

“Ne presim një thellim të partneritetit tonë mbi qëllime të ndërsjella, që përfshijnë përballjen me krizën që shkaktojnë ndryshimet klimatike, rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, garantimin e sigurisë në fushën e energjisë si dhe partneritetin në kuadër të vendeve të Arktikut”, tha Blinken pas takimit me zonjën Frederiksen.

Diplomati i lartë amerikan zhvilloi gjithashtu një takim me Mbretëreshën Margrethe II si dhe ka në plantë vizitojë një laborator të materialeve kuantike në Universitetin e Kopenhagës.

Para se të nisej nga Uashingtoni, zoti Blinken tha se Kopenhaga do të jetë “ndalesa e parë në një udhëtim që do të përqendrohet në forcimin e NATO-s, partneritetit në kuadër të vendeve të Arktikut, përballjen me krizën e klimës si dhe sfidat e tjera globale”.

Pas Danimarkës zoti Blinken do të shkojë në Rejkjavik të Islandës, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Arktikut. Zoti Blinken pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Departamenti i Shtetit tha se takimi do të jetë një mundësi për të diskutuar rreth ndërtimit të një “marrëdhënieje më të parashikueshme me Rusinë” si dhe rreth fushave me interes të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *