Sekretari Blinken akuza presidentit Putin: Po manipulon historinë për të çuar përpara ambiciet e veta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar presidentin Putin për shtrembërimin e historisë në mënyrë që të justifikojë një luftë të paprovokuar kundër Ukrainës.

Vërejtja e Blinken erdhi në një deklaratë të lëshuar në prag të Fitores në Evropë, përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia ka pretenduar se qëllimi pas luftës së saj në Ukrainë është të ‘denazifikojë’ vendin – pretendime që ka bërë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Sekretari i Shtetit tha se Putin po manipulonte kujtesën historike për të çuar përpara ambiciet e tij.

Muajin e kaluar Blinken, i cili aktualisht është i izoluar në shtëpi në SHBA pas një testi pozitiv Covid, vizitoi Kievin, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe u zotua për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.