Sekretari britanik i Shëndetësisë akuzon Rusinë për krime lufte, Britania e Madhe dërgon 6 avionë me ndihma dhe pajisje mjekësore

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar gjashtë avionë të tjerë me ndihma dhe pajisje mjekësore në Ukrainë, ndërsa Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid akuzoi Rusinë për krime lufte në sulmin ndaj objekteve mjekësore.

Zoti Javid tha se kishte pasur më shumë se 25 sulme në qendrat shëndetësore dhe spitalet që nga fillimi i pushtimit.
“Ky është një krim lufte dhe Rusia do të paguajë për krimet që po kryen,” tha ai.

Rusia ka pretenduar, pa prova, se bombardimet në spital ishin falsifikuar.

Një sulm në një maternitet dhe spital fëmijësh në Mariupol të enjten vrau tre persona, duke përfshirë një fëmijë.

Duke folur në një vizitë në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham, Javid tha se “Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.