Sekretari i NATO-s: Aeroporti në Kabul vijon të jetë i hapur, po bëhen evakuime

19:15 15/08/2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton se ka zhvilluar sot disa telefona me aleatet lidhur me situatën në Afganistan. Në një postim në mediat sociale, Stoltenberg njofton se ka biseduar me Kryeministrin Johnson dhe disa ministra të jashtëm

 Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, aeroporti në Kabul vijon të jetë i hapur për evakuime.

“Kam folur me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Borist Johnson, dhe Ministrat e Jashtëm të Aleatëve tanë Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës mbi situatën në Afganistan. NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet”, është ky postimi i Stoltenberg.

Ndërkohë mësohet se talibanet po vijojnë të përparojnë në Kabul dhe Presidenti i vendit është larguar pasi jeta e tij ishte në rrezik./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *