Sekretari i PD publikon shifrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit: Thirrjes përçarëse të Berishës nuk i janë përgjigjur 69%









Sekretari i Përgjithshëm i Parttisë Demopkratike, Gazmend Bardhi, përmes një konference për media nga selia blu, vendosi të lexojë publikisht emrat e Këshillit Kombëtar që kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor.

gazmend bardhi

Bardhi u shpreh se në transparencë të publikut, Partia Demokratike ka vendosur të publikojë ditën e sotme emrat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të cilët janë shprehur në mbështetje të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari Lulzim Basha, të cilët kapin shifrën e 69%.

“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD, në ditën ku do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare pranë institucioneve, u krye një proces tallje me demokratët. Duke vlerësuar këtë situatë me 5 nëntor u vendos mbledhja e Kuvendit me 18 dhjetor. Gjuha dhe retorika përçarëse e Berishës vazhdoi edhe pas vendimit të Kryesisë. Unë dua të falenderoj çdo kryetar të degës së PD në këtë komunikim për komunikimin intensiv me strukturat dhe anëtarët e partisë. Edhe pse Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit, iu bë thirrje anëtarëve të mos marrin pjesë në Kuvendin e tyre Kombëtar. Anëtarët  kanë konfirmuar masivisht pjesëmarren në Kuvendin e PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë ku konfirmojnë pjesëmarrjen. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre. 1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur me 18 dhjetor. Në 11 degë për shkak se kryetarët e degëve nuk janë përfshirë procesi i njoftimeve ka nisur me vonë.

Si Sekretari i Përgjithshëm kam përgatitur një raport të plotë dhe do të kërkoj mbledhjen e Kryesisë për të parë veprimet që duhet të ndërmarrë Kryesia e partisë për këtë papërgjegjshmëri të treguar nga një numër i vogël i kryetarëve të degëve. Unë do të lexoj vetëm listën e Këshillit Kombëtar dhe më pas zëdhënësja e partisë do të bëjë transparencë të plotë të çdo anëtari të Partisë Demokratike që do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Do të jetë një proces i gjatë por i nevojshëm për të bërë transparencën e plotë. Anëtarët e kuvendit nuk mund të mbzllen dot në kasafortë, sikundër nuk caktohen dot në rrugë as në shkallët e partisë, anëtarët e Kuvendit janë zyrtar të partisë të cilët i kemi patur dhe i kemi përkrahë regjimit të Edi Ramës dhe kanë treguar me konfirmimin masiv të Kuvendit të datës 18 dhjetor që mes interesit personal të doktor Berishës dhe interesave të demokratëve zgjedhin interesin e Partisë Demokratike  dhe anëtarëve të Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.